Topalli: Rroshi i lirë, nr 1 në Kavajë. Ky shtet është i kalbur
Vendimi i Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, nuk kaloi pa vëmendjen e politikës.
E para që ka reaguar lidhur me këtë çështje, është ish-kreuparlamentarja Jozefina Topalli. Ajo përmes një statusi në facebook është shprehur se ligji i dekrimnalizimit është në pikëpyetje.
Topalli më tej ka cituar se Rroshi nuk deklaruar asnjë nga dënimet dhe emrat e përdorur. “Rroshi ka pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit, të ligjit të dekriminalizimit. Por ai është i lirë dhe nr 1 në Kavajë. Ky shtet është i kalbur”,- është shprehur Jozefina Topalli, në statusin në facebook.
Postimi i Topallit
Dekriminalizimi ne pikepyetje. Fshehu 5 emrat/ Gjykata e Lartë liron Elvis Roshin nga burgu.
Emrat që Roshi përdorte ishin: RROSHI Ervin, RROSHI Elvis, HALLULLI Baskim, RROSHI Enver, PROSHI Enver.
Rroshi nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian ne vitin 1995, Rroshi nuk ka deklaruar se eshte debuar nga shteti Zviceran ne vitin 1993. Gjithashtu, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish,
Rroshi ka pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit., te ligjit te dekriminalizimit. Por ai eshte i lire…dhe nr 1 ne Kavaje. Ky shtet eshte kalbur,
KOHA JONË SONDAZH

