Topalli sulmon Adriatik Llallën

 

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka sulmuar ashpër kryeprokurorin Adriatik Llalla për firmën e hedhur prej tij në kërkesën drejtuar Parlamentit për të arrestuar dy deputetët, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Në një status të postuar në faqen e saj në facebook ajo shkruan se kërkesë më të turpshme nuk mund të bënte Prokuroria.Jozefina Topalli ka qenë e vetmja deputete demokrate që nuk votoi pro emërimit të Adriatik Llallës në postin e kryeprokurorit në 7 dhjetor 2012. Ja cfare shkruan ajo:

"Perpjekja per te na e shitur per dekriminalizim akuzen e Prokurorise per “kallezim te rreme” ndaj dy deputeteve te maxhorances eshte jo vetem fyese , por e rrezikshme. Kerkese me te turpshme nuk mund te bente Prokuroria! Dy deputetet e kallezuar dhe 17 shoket e tyre duhet te lene mandatin e deputetit dhe te hetohen jo per deshmi te rreme ,por per rekordet e tyre kriminale. Akuza qesharake e bazuar ne theniet e Bamit nuk eshte forca e shtetit ,por dobesia e tij. Mos hetimi i Ilir Metes per biseden dhe akuzen e bere ndaj opozites ne zyren e tij me nje te aferm te nje deputeti eshte vetem nenshtrimi i Akuzes se Shtetit ndaj Qeverise! Por arsyeja substanciale se pse shteti eshte katandisur ketu eshte Edi Rama dhe Ilir Meta!Ata i futen ne Parlament keto” trimat”, per pushtet ! Ironia e trishte eshte se pas vendimit te Parlamentit per t’i hapur rrugen procedimit ,bazuar ne deshmite e Durim Bamit per keta dy deputete apo heqja e mandatit per 4 deputetete …keta dy udheheqesit, e shoket e tyre, do perpiqen t’ia shesin shqiptareve si dekriminalizim te Atdheut , si forcen e Shteti ligjor dhe te demokracise se konsoliduar!!!!!E gjitha mban nje ere shume te keqe!

Mos u genjeni!

SHKARKO APP