Topalli: Universiteti është kapur nga krimi

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur sot se kapja e universiteteve nga krimi është një arsye më shumë për të protestuar kundër qeverisë.

“Opozita të dalë në ballë dhe të largojë këtë qeveri”, apeloi Topalli, teksa shtoi se i ka kërkuar edhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të zhvilluar protesta dhe ky i fundit i dha të drejtë.

Kur krimi kap universitetin, nuk ka më shpresë”, u shpreh Topalli, e cila shtoi gjithashtu se protestat duhet të shtrihen në çdo qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha edhe se alzilkërkuesit shqiptarë janë të parët në Holandë dhe se kjo duhet të alarmojë qeverinë. Deklaratat e deputetes demokrate u bënë pas mbledhjes së komisionit të Jashtëm, ku ajo ishte e pranishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?