Topi: Berisha dhe Rama, stërkëmbësha të ecjes normale të Shqipërisë drejt Europës

Ish-Presidenti Bamir Topi, teksa komenton punën e Shqipërisë në çeljen e negociatave, thotë se Sali Berisha dhe Edi Rama i kanë futur stërkëmbësha jo njëri-tjetrit, por demokracisë dhe ecjes normale të Shqipërisë drejt Europës.

”Janë krijuar kushtet që njëri të qëndrojë në krye të qeverisë sa të ketë jetë, ndërsa tjetri sa të ketë jetë të marrë institucionin e opozitës. Problemet në Shqipëri kanë të bëjnë me Kushtetutën, institucionet dhe në Europë nuk na çon vetëm një individ.

Rruga për në Europë nis në vitin 1992, me dëshirën e madhe të shoqërisë. Kishte një situatë ku njerëzit vërtet e ëndërronin Europën dhe qysh në vitin 1995 ne u bëmë anëtarë të Këshillit të Europës.

Në 2006, kur ishte sërish në pushtet PD, ishim në Luksemburg për të nënshkruar marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit. Prandaj, ecuria për të shkuar drejt Europës nuk mund të jetë atribut i një individi apo një institucioni, por një rrugëtim i gjatë i nisur që në vitin 1992”, tha Topi.

SHKARKO APP