Topi: Berisha, “Kalë Troje” i PD-së. Partinë e drejton ende ai

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi fajëson ish- liderin demokrat, Sali Berisha, për gjendjen, sipas tij, ku ndodhet sot e djathta dhe Partia Demokratike.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, ish-nënkryetari i PD, thotë se kush mendon se Berisha është tërhequr nga PD, gabon.

Sipas tij, Berisha drejton ende PD-në me Bashën.

Topi ka rezerva për reformën në drejtësi të cilën e etiketon si ‘politike’, ndërsa për formulën e zgjedhjes së Presidentit, propozon zgjedhjen e tij nga populli, për të shmangur produktet politike, siç e quan ai, zgjedhjen e Bujar Nishanit me 71 vota.

Si pjesë e koalicionit të majtë, kreu i FRD nuk e sheh shpresëdhënëse situatën ekonomike, duke e adresuar gishtin tek informaliteti në dogana dhe tatime, aty ku shifrat, sipas tij, flasin vetë.

SHKARKO APP