Topi e Rama nisin negociatat për zgjedhjet vendore , takohen bashkë
Partia Socialiste dhe Fryma e Re Demokratike nisin negociatat për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Kryeministri, njëkohësisht kryetari I PS-së Edi Rama dhe kryetari I FRD-së, ish presidenti Bamir Topi nisën takimin në orën 09:00 në hotel “Sheraton”
Dje kreu i FRD-së, Bamir Topo deklaroi se Asambleja e kësaj partie kishte rënë dakord që të pranohej ftesa e kryeministrit Edi Rama për të hyrë në negociata me maxhorancën.
“U ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negoicata. Vlerësojmë një ftesë që është bërë publike. Ky është gjest qytetar, përgjegjësi politike por dhe tregues se FRD është prezente në interesat e shqiptarëve” tha Topi dje para gazetarëve, duke synuar të ndajë dy proceset me vete: Negociatat, me koalicionin”
Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të PS-së ka marrë dhe miratimin e LSI-së për të qenë negociatori i PS-LSI, me aleatët në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.