Topi: E turpshme që vijnë eurodeputetë për të pajtuar ciliminjtë e politikës

Pas takimi të zhvilluar me strukturat e partisë  së Gjirokastrës, Fieri ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të Frymës së Re Demokratike Bamir Topi.  Aktualiteti politik ishte kryefjalë e këtij takimi, ndërsa kreu i FRD akuzoi klasën politike se po shkëput marrëdhëniet me bazën.

Topi u ndal edhe tek reformat e qeverisë Rama, teksa shtoi se ato duhet të finalizohen me sukses.Teksa pohoi se sistemi i drejtësisë është drejt degradimit, Topi nuk kurseu nga akuzat as lidershipin e Partisë Demokratike.

Sipas Topit problemet e popullit nuk zgjidhen në rrjete sociale dhe se ndërkombëtaret nuk duhet të jenë përherë ndërmjetësit për zgjidhjen e sherreve të aktorëve politikë në vend.

Topi shigjetoi kodin zgjedhor, që sipas tij është lënë në fuqi qëllimisht për të dëmtuar partitë e vogla.

“Akoma e mbajnë ligjin zgjedhor, kanë frikë, ata e dinë çfarë frike kanë. Një ligj zgjedhor mizerabël që e ka origjinën tek 2008 kur ndryshuan Kushtutën, një KQZ i cili duhet ta kishte vendin para drejtësisë”,tha ai.

Keu i FRD nuk la pa shënjestruar opozitën, kur tha se problemi nuk qëndron te futja në parlament, por sa efektivë janë.

“ Një shpresë që opozita ti japë shpresë nejrëzve kur janë të mërzitur me pushtetin që ti kthejë në pushtet. Jo. Kjo është një pozitë, opozita nuk ekziston. Pse? Është bërë opozitë nepotike, opozitë e familjes”, tha Topi.

“Shqipëria ka ende probleme të thella me demokracinë. Gjëja më e mjerueshme për këtë vend është çorganizimi i së djathtës”, theksoi kryetari i FRD Bamir Topi.

Gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike Topi ka deklaruar për median dakordësinë mbi reformën territoriale për të cilën është shprehur se duhej të ishte kryer kohë më parë, ndërsa ardhjen e parlamentarëve evropianë e ka cilësuar si të tepruar dhe në një moment jo të përshtatshëm.

“Shqipëria ka të tjera nevoja dhe jo të pajtojë çiliminj të politikës”, është shprehur Topi.

Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e PPE dhe PE  ta shohin më me shqetësim situtatën politike në Shqipëri pasi PD, që e ka konsideruar si një parti të familjes, jo demokratike, e ka lenë vendin pa të djathtë dhe pa opozitë. Sipas kryetarit të FRD, historia e së djathtës në Shqipëri duhet të rikonsiderohet pasi nuk mund të shkohet më përpara me Sali Berishën.

I pyetur mbi reformat e ndërmarra nga qeveria Bamir Topi është shprehur se shteti ka nevojë të futet në normalitet, por burgu nuk është zgjidhja e duhur duke patur parasysh faktin që shoqeria jonë është tradicionalisht e traumatizuar.

“Ata që vërtet duhet të shohin derën e burgut do të qëndrojnë si kokoshi duke parë të tjerët si hyjnë në burg. Gjithsesi jemi seriozisht për rikthimin e formalitet në një shtet të dëmtuar për interesa klanore”, tha ai. 

SHKARKO APP