Topi: FRD parti me premisa, keqardhje për gjendjen ku ndodhet e djathta

 

Kreu i FRD, Bamir Topi në asamblene e kësaj forcë politike vlerësoi lart partinë që ai drejton. Pas rezultatit në zgjedhjet e 21 qershorit, Topi bëri të ditur se në muajin shtator do të fillojë riorganizimi i FRD dhe strukturat do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë. Topi tha se FRD është një parti me premisa për zgjedhejt e 2017.

Bamir Topi: Shtatori do të jetë një muaj ku duhet të fillojë një riorganizim që i takon cdo dege. Ju takon juve dhe aspak kryesisë së madhe të FRD.  Atë që ne kemi ndërprerë për shkak të zgjedhjeve, duhet të vazhdojë zgjedhja e strukturave sipas parimit një anëtar një votë. Kemi nevojë për njerëz që janë të sinqertë në parimet e tyre, që nuk mund të kene mundësi ekonomike, por kanë angazhim qytetar. Ne jemi parti e parimeve të hapura, i duam të gjithë, të kontribuojnë të gjithë, me bindjen që zgjedhjet e 2017 të jenë sot. Ne kemi premise shumë të forta.

Kreu i FRD, nuk la pa kritikuar edhe PD, duke thënë se shpreh keqardhje për situatën ku ndodhet e djathta shqiptare. Topi i bëri thirrje të gjithë demokratëvë, që ti bashkohen FRD, si një parti e qendrës së djathtë

Bamir Topi: Nuk mund të ri pa shprehur keqardhje ku ndodhet e djathta shqiptare. E themi me zë të lartë.. i them të gjithë qytetarëve që qendra e djathtë nuk mund të percipitojë në interesat e 3-4 vetave, apo të një personi që e ka mbajtur 24 vjetdhe  ta mbajë akoma.  FRD është një parti i strukturuar. Kjo është një parti e së ardhmes, rregullat demokratike janë të plota. Të nderuar demokratë kudo që jeni afrohuni tek kjo parti, sepse këtu janë vlerat e të djathtës.

SHKARKO APP