Topi i përgjigjet Bashës për ftesën për bashkëpunim

Zyrtarë të lartë të FRD-së janë treguar të rezervuar për të dalë me një qëndrim, lidhur me ftesën për bashkëpunim, që kryetari i grupit parlamentarë të PD-së, Edi Paloka, dërgoi në adresë të kreut të FRD-së, Bamir Topi.

JavaNews mori kontakte me drejtues të lartë të FRD-së për të mësuar se cili do të ishte qëndrimi i kësaj partie ndaj ftesës publike të bërë nga nivelet e larta të PD-së. “Jemi vënë në dijeni të kësaj ftese. Për momentin jemi duke e analizuar. Çdo qëndrim i yni do të bëhet publik, në momentin që për ftesën në fjalë do të ketë edhe propozime më konkrete, ndoshta jo kaq publike sa ftesa. FRD-ja është duke e shqyrtuar këtë ftesë paparagjikme, në mënyrë që të dalë me një qëndrim të qartë ndaj saj”, u shprehën për Javanews nivele të larta të FRD-së.

Selia qëndrore e FRD-së për momentin duket se është në pritje të detajimit të hapave të tjerë nga ana e PD-së, duke nënvizuar se kërkon që “procesi i dialogut të jetë pa paragjykime dhe imponime”. Në një konferencë shtypi dhënë sot nga selia qëndrore e PD-së, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Paloka, bëri të ditur se forca politike më e madhe e opozitës, është e gatshme të bashkëpunojë me FRD-në e Bamir Topit, me kusht që ajo të deklarohet se është për rrëzimin e qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm pak ditë më parë, kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, zhvilloi një takim në selinë qëndrore të PD-së, me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një përpjekje që komentohet si lëvizja e tij për të zgjeruar mbështetjen ndaj opozitës nga faktorët politik në vend.(java)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?