FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topi: Kam pritur që Rama të thoshte arsyen pse vendi precipitoi në këtë situatë me kanabisin

Ish-Presidenti Bamir Topi thotë se për situatën me kanabisin në vend, ka pritur një qëndrim realist të kryeministrit Rama. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Topi thotë se nëse disa vite më parë njihej rasti i Lazaratit, si rast i izoluar, tashmë ky fenomen është përhapur gjerësisht.

“Kam pritur që Rama të thoshte arsyen pse vendi precipitoi në këtë situatë me kanabisin. Ishte rasti i Lazaratit, por ishte i veçuar. Ndërsa tashmë fenomeni është përhapur. Sot edhe qytetari i thjeshtë e di që çfarë ka ndodhur me kanabisin në Shqipëri. Është një rrezik i madh kur gjerat nuk pranohen. Nëse nuk pranohen gjërat që janë të dukshme, atëherë çfarë bëhet me ato të tjerat”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Sakaq, ai ka komentuar edhe audio-përgjimin e publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës. Ai tha se prokuroria duhet të jetë transparente në lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria duhet të dalë dhe të thotë kemi administruar një kallëzim penal, deri këtu është ecura. Pra duhet të ketë transparencë. Koha ka treguar që Prokuroria ka qenë institucioni që është sulmuar më shumë”, tha ish-Presidenti Bamir Topi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?