Topi: Kjo është diktaturë! Opozita kërkon të kundërshtojë këtë model, por s’e bën dot

Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi ka komentuar aksionin opozitar dhe qëndrimin e mazhorancës përballë këtij aksioni. Ai thotë se opozita kërkon të kundërshtojë këtë model, por s’e bën dot.

“Përfytyroje, me këtë lloj opozite kemi një mazhorancë arrogante, që i ka mbyllur dyer kujtdo. Mënyra e sjelljes është diktatoriale. Ti jepi liri tjetrit të flasë si të dojë, problemi është se nuk është kjo demokracia.

Kjo është historia e Shqipërisë. Unë e kam parë opozitën të kundërshtojë pikërisht këtë model. Se kundërshton dot, sepse është në ditën më të zezë për vete. Cila është shpresa për atë që nuk është në politikë? Është pikërisht ajo që nuk e gjen tek qeveria, që shpreson ta gjejë tek opozita“- tha ish-presidenti.

SHKARKO APP