Topi në mbështetje të kandidatit të majtë në Berat
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, gjatë një takimi elektoral në Berat, kërkoi mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë Petrit Sina.
Topi e cilësoi si aset mjaft të rëndësishëm qytetin e Beratit me mundësi të jashtëzakonshme turistike, gjë e cila pengohej nga një infrastrukturë që linte shumë për të dëshiruar.
Nga ana tjetër Topi kërkoi votat edhe për partinë që ai drejton, gjë e cila do të rrisë mundësinë e përfaqësimit në këshillat bashkiak.
Ndërsa Petrit Sinaj është shprehur se “mbështetja e z.Topi na bën edhe më cilësorë. ‘Drejtimi i duhur’ nuk ndan por bashkon. Sepse rruga jonë është zhvillimi i qytetit dhe i vendit”.
KOHA JONË SONDAZH

