Topi: Pranojmë ftesën e Ramës për negociata
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi njoftoi të enjten se forca e politike që drejton ka pranuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për negociata, në kuadër të bashkëpunimit për zgjedhjet e 21 qershorit.
"Negociatat shënojnë edhe fillimin e bisedimeve, në bazë të parimeve kryesore të FRD-së. Këto negociata nuk janë thjesht për interesa elektorale", tha Topi, duke theksuar se tani është koha për politikë moderne për administrimin e qyteteve.
"Do të shkojmë me shumë përgjegjësi dhe seriozitet drejt këtyre negociatave, – tha Topi, – pasi FRD synon një numër të madh këshilltarësh bashkiakë, për të qenë më pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre.
Topi theksoi se koalicioni i djathtë ka patur një qëndrim armiqësor ndaj FRD-së, ndërsa ftesës për negociata me PS-në i janë përgjigjur pozitivisht të gjithë anëtarët e FRD-së.