Topi: Situata është e rëndë. Referendumi një nga elementët më pozitivë të demokracisë

Ish-Presidenti, Bamir Topi foli për përplasjet institucionale në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e konsideroi “të rëndë” situatën e krijuar. I ftuar në “Kjo Javë”, në “News24”, Topi foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama ndërsa tha se sheh një kryeministër totalisht të munguar.

Ish-presidenti tha se kryeministri Rama është një nga arkitektët e shkatërrimit të Kushtetutës.

I pyetur për idenë e Presidentit Meta për referendum, Topi tha se referendumi është një nga elementët më pozitivë të demokracisë, por theksoi se problem është fakti nëse në vend ka vullnet politik.

“Situata është e rëndë, nuk dua të ndaj pesimizëm. Kryeministri nuk është thjesht njeriu që drejton qeverinë, kemi situatë ku kryeministri zotëron edhe fuqinë e parlamentit. Sot kemi një kryeministër, kemi apo nuk kemi parlament nga pikëpamja e fuqisë politike, them se jo. Kemi një vakum të fortë në parlament, braktisja nga opozita. Kemi institucionin e Presidentit, që realisht është i dobët, në marrëdhënien mazhorancë-presidencë, si institucion.

Shoh sot një kryeministër totalisht të munguar, është mënyra e sjelljes që tij që në ngjarje të rëndësishme tërhiqet dhe del pastaj, është mënyra e tij. Ai është një nga arkitektët të shkatërrimit të Kushtetutës dhe ka kthyer Shqipërinë në Republikë të një kryeministri. Një përgjegjësi në tentativë e Ramës sepse nuk shoh asnjë lloj prononcimi për të ndryshuar situatën. Fakti që ai nuk flet, në kohën kur institucionet kanë nevojë për opozitën, opozita largohet. Askënd nuk bind braktisja.

Këto e bëjnë që Presidenti Meta të jetë i dukshëm, ai bën opozitën për parimet kushtetuese të institucionit që mbulon. Besoj që referendumi është një elementët më pozitivë të demokracisë. Z.Meta kishte të drejtë kur i referohet referendumeve të bëra në Zvicër. Nuk është problemi për të gjykuar është mirë apo keq referendumi, por për të shkuar në referendum, problemi është se referendumi është i rëndësishëm, por a ka kulturë politikë, vullnet politik?

 

SHKARKO APP