“Tradhtari më i madh”, Berisha: Basha preu kolonat që PD kishte ngritur

Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit tek Qyteti Studenti me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Lideri historik i PD dhe të pranishmit vendosën kurora me lule në shtatore. Më pas ish-kryeministri mbajti fjalën përshëndetëse dhe tha se në sheshin ku ndodhej filloi revolucioni paqësor më i madh në historinë e kombit shqiptar.

Gjatë takimit Berisha nuk nguroi të sulmojë kreun e PD-së Lulzim Basha për të cilin tha se preu kolonat mbi të cilat PD ishte ngritur, parimet dhe idealet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Drejtuesi i PD preu një nga një kolonat që ajo ishte ngritur. Preu parimet dhe idealet ku qëndronte. Nëse themi se Edi Rama armiku më i egër i pluralizmit, Lulzim Basha është tradhtari më i madh i tyre. Mirëpo llogaritë e Edi Ramës duke marrë peng Bashën nuk do të dalin”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Berisha theksoi se sot jemi më të vendosur se kurrë të rithemelojmë partinë e vitit 1990.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?