Trafik kilometrik, qytetarët i drejtohen bregdetit të Durrësit

Këtë të diel të nxehtë korriku, qytetarët i drejtohen bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin.

Radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.

Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës në vendin tonë, jo vetëm Tiranë-Durrës, por edhe në Lezhë ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?