“Trafikanti” që është “mik” me Ramën replikon me Berishën
Sali Berisha nuk resht së akuzuari qytetarë të ndryshëm në faqen e tij personale në Facebook.
Së fundmi ai ka postuar një foto të kryeministrit Edi Rama, me një person që quhet Endri Peza.
Sipas Berishës, ai është arrestuar në Peskara të Italisë, si trafikant droge.
“Kjo foto flet vete!!
Edi Rama me mikun dhe mikpritesin e tij, Endri Peza, arrestuar per trafik droge ne sasi te medha, ne Peskara te Italise se bashku me shtetasit me origjine shqiptare O.A.; K.Gj.; J.K. dhe nje shtetas italian. Fotoja tregon kenaqesine e miqve te vjeter ne takimin e tyre”, shkruan Berisha.
Por, vetë personi që përmendet nga Berisha në këtë postim, e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se Berisha shpif.
Për ta vërtetuar këtë, ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook edhe një dëshmi penaliteti të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Itali në të cilën shkruhet qartë se ajo është e pastër.
Kjo është e disata herë që Berisha del bllof me akuzat e tij.
Por, në asnjë rast ai nuk ka kërkuar ndjesë dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi