Tragjedia, dita që Tirana të mësojë nga Prishtina
Nga Kreshnik Çollaku-
Përtej dhimbjes dhe solidaritetit njerëzor për aksidentin tragjik të emigrantëve shqiptarë të Kosoves në Kroaci, çka sot përgjatë ditës me bëri përshtypje ishte angazhimi maksimal i institucioneve të Kosoves në nivelin më të lartë.
Përveç deklaratave, angazhimin e anëtareve të kabinetit qeveritar përgjatë ditës, sonte lajmi se Presidentja Osmani ndërpret vizitën në Japoni, se vetë Kryeminsitri Kurti shkoi në Kroaci e bën të duket një një shqiptari tjetër, njerëz që njohin shtetin.
Nga kjo anë e kufirit kur jemi mësuar që në të tilla raste kryeministrat (rasti Nano) nuk e prishin lezetin e buzuqeve apo për diasporen mjaftohen të shpërndajnë ca dekorata holleve te hoteleve luksoze të Tiranës, bën që reagimi i sotem i institucioneve te Kosovës të duket i jashtëzakonshëm.
Në fakt është një sjellje normale e një qeverie e institucionesh normale të pushtetarëve të përgjegjshëm. Por këtej kufirit, në Shqipëri, akoma nuk kemi sjellje shtetare.
KOHA JONË SONDAZH

