Tragjedia me 46 viktima, Berisha: Vetëm Rama qëndroi zemërdru

Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, dhe po ashtu Kosova dhe Bullgaria shpallën ditën e djeshme (24 nëntor) ditë zie kombëtare për aksidentin tragjik që u mori jetën 46 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë kthimit nga Turqia në Bullgari.

Sali Berisha shkruan në facebook se vetëm kryeministri shqiptar Edi Rama qëndroi zemërdru. Për të Rama u soll sikur tragjedia të kishte ndodhur në vendet e oqeanisë.

”Mos shpallja zi kombëtare së bashku me Maqedonine e Veriut, Kosovën dhe Bullgarinë për 46 shqiptarë që humbën jetën në flaket e autobuzit është akti i fundit cinik dhe antikombëtar i Edvin Kristaq Ramës”.

Postimi i plotë

Një akt cinik dhe qëndrim antikombëtar!

Të dashur miq, në traditën e fqinjësisë së mirë, zija ndahet si midis familjeve por edhe midis shteteve. Për aksidentin me tragjik të rajonit në dy dekadat e fundit, shkrumbimin e 46 shqiptarëve qytetarë të Maqedonisë së Veriut, por dhe të Kosovës në flaket e autobuzit në Bullgari, shpallën një ditë zie kombëtare tre shtete Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria.

Kurse Edvin Kristaq Rama qëndroi zemërdru. Nuk pranoi të ndajë zinë për 46 jetë të humbura shqiptarësh me fqinjët tanë, por u suall sikur kjo tragjedi të kishte ndodhur në ndonjë vend të Oqeanisë.

Mos shpallja zi kombëtare së bashku me Maqedonine e Veriut, Kosovën dhe Bullgarinë për 46 shqiptarë që humbën jetën në flaket e autobuzit është akti i fundit cinik dhe antikombëtar i Edvin Kristaq Ramës.

SHKARKO APP