Tragjedia në Kanalin Anglez, Ministria e Jashtme: S’ka viktima me kombësi shqiptare

Në tragjedinë e ndodhur në Kanalin Anglez, Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme të Shqipërisë thotë se asnjë nga viktimat nuk ka kombësi shqiptare. Një i mbijetuar i quajtur Denis është shtetas shqiptar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte Kanalin Anglez.

Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë.

SHKARKO APP