Tragjedia në liqenin e Prushit me 2 viktima. 13-vjeçari hyri për të shpëtuar vëllanë e vogël

Një tragjedi ka ndodhur në liqenin e Prushit në Tiranë pasditen e kësaj të premte, por më tragjike e bëjnë detajet që mësohen nga minuta në minutë.

Dy fëmijët e mitur që u mbytën rreth orës 18:00 janë vëllezër, të moshës 11 dhe 13 vjeç me mbiemër Taku. Dyshohet se vëllai i madh u fut në ujë për të shpëtuar vëllain e vogël.

Kanë qenë 6 fëmijë që ishin bërë bashkë për tu larë në liqen, por katër prej tyre arritën që të shpëtonin, kurse dy fatkeqësisht jo. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pasi fëmijët raportuan mungesën e vëllezërve, njoftuan autoritetet përkatëse. Fillimisht u gjet vetëm njëri nga trupat, por pas disa minutash më vonë u bë e mundur edhe gjetja e trupit tjetër. Liqeni është më shumë se tre metra i thellë, por nuk ka pasur më parë asnjë ngjarje të kësaj natyre.

SHKARKO APP