Tragjedia në Lushnjë, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat dhe të plagosurit

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi sot në Lushnjë. Begaj ka shprehur ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre të dashur. Po ashtu kreu i shtetit ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist, Bujar Çela.

SHKARKO APP