Transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania në atdhe, ministri Manja jep detajet: Janë 3 pika me rëndësi
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zbuluar 3 pika të rëndësishme të paktit të miratuar nga qeveria shqiptare të mërkurën e 19 korrikut, për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe në atdhe.
Së pari, i burgosuri do të duhet të japë pëlqimin për transferimin e tij. Këtu bëjnë përjashtim vetëm rastet kur drejtësia britanike ka dhënë vendimin për dëbimin e të burgosurit nga vendi.
Pika e dytë ka të bëjë me konvertimin e dënimit, ku pjesë e kësaj do bëhet edhe Gjykata Shqiptare, duke theksuar se “nuk do të ketë shmangie nga dënimi për asnjë person që transformohet nga Britania në Shqipëri”.
“E treta ka të bëjë se këto të dënuar nuk do vijë përnjëherë, do varet nga kapacitete e lira në burg dhe koha e konvertimit të dënimit. Do vijnë në grup për efekt financiar, dhe më pas do i hapet rruga grupit tjetër. Ka raste kur një i burgosur nuk jep pëlqimin, por këtu përjashtohet në rast se drejtësia britanike ka dhënë vendimin për dëbimin e tij. Në këto raste, autoritete britanike mundet që t’i përcjellin autoriteteve shqiptare edhe pa pëlqimin e të burgosurit”,-tha Manja.