Transformohet parku Drilon-Tushemisht, Rama: Gjerdan i ri i ekoturizmit në Pogradec

Parku Drilon-Tushemisht ka marrë një pamje tërësisht të re. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ishte në Pogradec ku u përurua edhe Qendra e Vizitorëve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe pamjet e rikualifikimit të këtij parku, ndërsa shkruan se do jetë gjerdan të ri i ekoturizmit në Pogradec

“Parku Natyror Drilon-Tushemisht tërësisht i rilindur, ku bashkë me Qendrën e re të Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec. Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?