“Transparencë për investimet tona”, Presidentja e KE: Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në nisje të konferencës së donatorëve të mbajtur për Shqipërinë për rindërtimin e pas tërmetit premtoi se BE do të qëndrojë pranë vendit tonë.
Në fjalën e saj, ajo u shpreh se tërmeti ishte një solidaritet mes shqiptarëve dhe evropianëve.
Ursula Von der Leyen: Kjo është një histori humbje, por edhe një histori heronjsh, një solidaritet mes shqiptarëve dhe evropianëve.
Brenda disa orësh ekipet e shpëtimit mbërritën në Shqipëri.
Menjëherë aktivizuam mekanizmin e mbrojtjes civile evropiane. Ekspertët tanë mbërritën në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimet. I gjithë BE u mobilizua për një vend që është në zemër të VBE dhe që një ditë besoj se do jetë në BE.
Solidariteti nuk ka ardhur vetëm nga BE. Sot me këtë pjesëmarrje ju tregoni reagimin e fortë të komunitetit ndërkombëtar.
E gjithë bota është mobilizuar.
Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovare që kanë punuar. I gjithë Ballkani është bashkuar në solidaritet dhe solidariteti shpëton jetë.
Mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla dhe spitale duhen restauruar, biznese janë shkatërruar
Kostoja është vlerësuar 1 mld euro. Shqipëria e vetme nuk mund ta përballojë këtë barë
Sot ne i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë, solidariteti do të jetë po aq i forta sa ishte në orët e para pas tërmetit.
Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojë Shqipërinë ta fillojë nga e para.
Bashkë mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë sesa ishte më parë. Në muajt që do të vijnë do të punojmë së bashku, do të sigurojmë që angazhimet tona të plotësohen plotësisht në kohë dhe që investimet tona të kenë ndikim në terren, në transparencë të plotë dhe llogaridhënie.
Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes tonë evropiane.