Tre ish-Presidentët, letër Metës: Presidenti të zgjidhet nga populli

Tre ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i kanë dërguar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Meta për reformën në drejtësi.

Në letrën e cila u drejtohet edhe grupeve parlamentare dhe Komisionit të Reformës për Drejtësi, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, ata shtrojnë tre probleme kryesore, miratimin e reformës në drejtësi, sistemin zgjedhor dhe zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejt nga populli.

“Është dhe mbetet jetike për vendimin dhe realizimin dhe në kohë i reformës në drejtësi. Përpjekja e ekspertëve tanë dhe të partnerëve ndërkombëtarë përfshirë Komisionin e Venecias për jetësimin e reformës meritojnë vlerësim dhe dhe konfirmim me vullnet të qartë politik nga partitë politike parlamentare”, thuhet në letrën e tre ish-Presidentëve.

“Ne mendojmë se se sistemi ynë përfaqësues politik është i cunguar dhe nuk shpreh sovranitetin e popullit siç kërkohet nga Kushtetuta. Sistemi zgjiedhor  i aplikar në vitin 2009 ka rezultuar problematic, ka kufizuar ndjeshëm konkurrencën politike, ka krijuar një parlament me prurje larg nevojave dhe pritshmërive publike, ka ulur besimin qytetar tek vota dhe ka krijuar një cikël të mbyllur, diskriminues dhe të dieferencuar  për aktorët konkurrues politikë, kandidatët e pvarur, partitë e reja dhe të vogla, si dhe për grupet qytetare kritike ndaj sistemit”, thuhet ndër të tjera në letër.

“Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhore, është ras të theksojmë se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës duhet të jetë patjetër edhe çështje e trajtimit në ndryshimet e reja kushtetuese. Presidenti ka nevojë për mandate më të fgjerë sesa mazhoranca e një partie apo koalicioni politik, ka nevojë për testim dhe mbështetje publike. Zgjedhja e presidentit direkt nga qytetarët rrit besimin e qytetarëve në sistemin politik e përfaqësues, sjell cilësi përfaqësimi, i jep fuqi dhe legjitimitet më të madh qytetar Presidenti dhe ndihmon atë të ushtrojë më mirë dhe më me lidhe të fortë qytetarëe funksionet e tij kushtetuese”, shtojnë tre ish-presidentët … (vijon)

SHKARKO APP