Tre orë Lu-Meta kokë me kokë. Çfarë u bisedua që nuk folën në media?

Ne ora 18.00 ka mbaruar takimi i ambasadorit Amerikan Donald Lu me kryeparlamentarin Ilir Meta. Tre orë ishin në takim. Nuk ka patur asnjë koment për median pas takimit, porse mendohet se tema kryesore e takimit ka qenë Reforma në Drejtësi. Por jo vetëm kjo. Eshtë hera e parë që një ambasador amerikan rri kaq shumë me një kryeparlamentar shqiptar. Diçka është vendosur në këtë takim të stërzgjatur, pasi ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka shkuar mënjëherë në zyrën e Ilir Metës sapo u largua Donald Lu.

ylli manjani

Ambasadori amerikan ka thënë hapur disa herë se për SHBA është çështje kryesore reforma e sistemit të drejtësisë në Shqiperi, bile edhe nën njëfarë kërcënimi ndaj politikës. PS-PD-LSI ka thënë, të paktën në publik se janë për këtë reformë, por duket se po vonohet prapë. Ndaj duket se Lu ka shkuar tek Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?