Tre të dyshuar më koronavirus nga Korça transferohen në Tiranë
Tre persona në Korçë dyshohet se janë prekur nga COVID-19. Sipas burimeve pranë spitalit Rajonal të Korçës bëhet e ditur se si fillim tre të dyshuarit janë trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas janë transferuar drejt kryeqytetit.
Sot pritet dhe një informacion zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik. Në përditësimin e djeshëm janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778 persona të testuar gjithsej./bw/
KOHA JONË SONDAZH

