Tregon përralla me 40 hajdutë, Maliqi: Pse e do mandatin e tretë o kryediktator i Rilindjes?

Deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar turin e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, ku thotë se kryeministri Edi Rama po i tregon shqiptarëve përrallat e Ali Babës me 40 hajdutë. ”Nuk di më çfarë t’u premtosh shqiptarëve, jo se i ke realizuar, por sepse nuk ke mbajtur asnjë, dhe t’ja përsërishësh është turp kaluar turpeve, dhe çfarë bën në turet e tua teatrale, flet vetëm për Lulin, Monën, Ilirin, Saliun. Sa poshtë ke rënë o njeri i gjatë, se ju të gjatët rënien e keni edhe më të dhimbshme. Përse e do mandatin e tretë o Kryediktator i Rilindjes?”,-shkruan Maliqi në facebook.

Postimi i plotë

Njeriu me shtatin pyll e mendjen fyell, po i tregon shqiptarëve përrallat e Ali Babës me 40 hajdutë. Të dashur shqiptarë! Është e pakonceptueshme, se si ka fytyrë një njeri që pas 8 vitesh ia piu gjakun këtij Populli dhe këtij vendi, dhe sot, në kulmin e pandemisë, bën fushatë premtimesh dhe lavdërimesh në mes të Fierit. Çfarë po kërkon më ky Kryemafioz? Vërtet është kaq i sëmurë psikik, apo është i detyruar sepse bandat dhe oligarkët e kanë kapur prej veshi? Ligjërata e tij në turin teatral ‘Deputeti që duam’, është si përrallat e Ali Babës me 40 hajdutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurseja shqiptarëve të paktën titullin e turit o njeri, se le nam. Të kanë rënë tjergullat dhe të është zbuluar çatia, po të përmbytet shtëpia ‘publike’ e Rilindjes. Propagandë, falsitet, hipokrizi, djallëzi, imoralitet, kriminalitet, korrupsion, shpopullim, varfërim, skandale, mashtrime, etj. etj, sepse listën e të zezave e ke shumë të gjatë, ashtu siç je edhe vetë, por në variantin ‘Shtati pyll e mendja fyell’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk di më çfarë t’u premtosh shqiptarëve, jo se i ke realizuar, por nuk ke mbajtur asnjë dhe t’ja përsërishësh është turp kaluar turpeve, dhe çfarë bën në turet e tua teatrale, flet vetëm për Lulin, Monën, Ilirin, Saliun. Sa poshtë ke rënë o njeri i gjatë, se ju të gjatët rënien e keni edhe më të dhimbshme. Përse e do mandatin e tretë o Kryediktator i Rilindjes?

Se Shqipërisë nuk i ke lënë më gjë për t’i marrë, apo ka akoma jetë njerëzish për të marrë? Çfarë punësh do mbarosh o i Zi, ku ishe 8 vjet që as i nise, e jo më ti bitisje? Je shndërruar në klloun, me të cilin do ishte mirë të qeshnin, por shqiptarët qajnë dhe ndjejnë neveri kur të shohin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?