Tregu i Rusit në Shkodër, Rama: Në dhjetor tregtarët do të kenë një ambient të rilindur

Është drejt përfundimit tregu i rilindur i Rusit në Shkodër, i cili do të ketë standarde të larta dhe kushte dinjitoze tregtimi dhe shërbimi ndaj banorëve.

Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar një video, thotë se tregu do të hapet në muajin dhjetor. ”Në tregun e Rusit në Shkodër, ka nisur vendosja e tryezave për tregtarët. Po punohet shpejt për të bërë të mundur që në dhjetor t’u krijojmë mundësinë tregtarëve të kthehen në vendet e tyre në një ambient tërësisht të rilindur”, tha Rama.

Ky treg është ndërtuar nga një bashkëfinancim i bashkisë Shkodër me Agjencinë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor (AZHBR). Me anë të këtij projekti po bëhet e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimi i mbulesës së markatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulantë, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.

SHKARKO APP