Trendi majtas, ASHE fiton 16 bashkitë nga 20 ku është mbyllur numërimi

Nga bashkitë e mëdha, të majtë janë në avantazh në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan e Vlorë. Vetëm në Shkodër, PD-ja mund të nderohet teksa mund të fitojë Voltana Ademi, me këto ritme. Por e majta, në bashkitë e para ku procesi ka përfunduar po dominon zgjedhjet lokale. 

Procesi i numërimit të votave është mbyllur për 20 bashki në vend, ndërsa 16 prej tyre janë bërë bastion i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërsa vetëm 4 prej tyre i ka fituar APPD.

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar numërimi për bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Hasit, Delvinës, Skraparit, Kolonjës, Libohovës, Belsh, Himarë, dhe Mirditë, ndërsa në krye të tyre do të jenë kandidatat të ASHE-së. Në Pukë, kryebashkiaku i ri do të jetë Gjon Gjonaj, i cili ka kryesuar me 73 vota avantazh ndaj rivalit të tij të APPD-së.

Ndërsa në Fushë-Arrëz, Fran Tuci ka kryesuar me 66 vota vota para. Mësohet se ASHE në Fushë Arrëz ka siguruar 2716 vota, ndërsa APPD 2650. Sakaq, bashkia e re e Hasit do të drejtohet nga Adem Lala, ndërsa në Delvinë do të jetë Rigels Balili.

Po ashtu, e majta ka kryesuar dhe në bashkinë e Skraparit, ku në drejtim të saj është Nesim Spahiu, ndërsa në Kolonjë ka fituar Arben Malo. Ndërkaq, në Librazhd, kandidati Kastriot Gurra i ASHE-së ka kryesuar me 1692 vota, ndërsa APPD ka marrë 1462, duke siguruar kështu fitoren.

Numërimi ka përfunduar dhe në Belsh, me kandidatat Arif Tafanin, ku sërish ka triumfuar ASHE. Koalicioni i majtë ka siguruar 4.306, ndërsa APPD 3.568. Procesi i numërimit është mbyllur dhe në Himarë, ndërsa kandidati i ASHE-së Jorgo Goro do të drejtorë këtë bashki. Sakaq, radhës së bashkive që do drejtohen nga e majta është dhe ajo e Cërrikut, ku kandidati i ASHE-së, Altin Toska ka arritur të fitojë.

Po sot, ka përfunduar dhe numërimi i votave në Konispol, me fitues Shuaip Beqiri. Sakaq, Ndrec Dedaj, përfaqësues i ASHE-së ka fituar në Mirditë, ndërsa në bashkinë e Roskovecit ka fituar Majlinda Bufi dhe në bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar Juliana Mema. Sot në mesditë ka përfunduar numërimi i votave dhe në Gramsh, ku Luljeta Dollani që përfaqëson ASHE-në do të drejtojë këtë bashki.

Ndërkohë, kjo këto janë bashkitë që do të qeverisen nga të majtët, pas asaj të Pustecit, e cila do drejtohet nga Edmond Themelko

SHKARKO APP