“Trillim masakra e Reçakut”/Shehu: Rama të flasë për Vuçiçin, po rrezikon Integrimin nga kjo lojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka quajtur trillim masakrën e Reçakut, pasi Gjykata në Prishtinë ka dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç.

Lidhur me këtë situatë politike, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, i drejtohet kryeministrit Edi Rama me pyetjen se nëse do ta sjellë në Tiranë Vuçiçin. Ai thotë se Rama duhet të sqarojë shqiptarët nëse më 21 dhjetor ku do të zhvillohet takimi për “Schengenin Ballkanik”, në tavolinë do të jetë edhe Presidenti i Serbisë.

Përmes një shkrimi në facebook, Shehu thotë se Rama nuk duhet të jetë pjesë e kësaj loje që rrezikon Integrimin e vendit drejt BE-së.

“Ka ardhur koha që Rama të përgjigjet për këtë çështje të rëndësishme, kur në “lojë” ka ngelur veteëm trioja Vuçiç, Rama, Zaev me dirigjent Vuçiçin, i cili nuk nguron të përdorë dhe me 2021-shin retorikën e Sheshelit ndaj atyre krimeve mostruoze, tashmë që Serbia jo vetëm nënshkruan me Unionin Euroasian, por dhe ndërsa NATO flet me shqetësim për një afrim të mëtejshëm të saj me Rusinë”.

Postimi i plotë i ish-deputetit të PD

Mbas deklaratës së Vucic për masakrën e Recakut, Rama duhet të shprehet a i qendron ftesës së tij për ta sjellë atë në Tiranë më 21 dhjetor së bashku me projektin “Shengen”!
Kryeministri, tashmë kur 21 dhjetori po afron duhet të sqarojë opinionin shqiptar, Rajonin e partnerët në lidhje me qendrimin e tij ndaj inisiativës së Vucicit për këtë formë të “Jugosllavisë së Re” nën lidershipin serb, ku Shqipëria është pjesë dhe Kosova nën hije.

Ndërsa reagimi i Ramës ndaj deklaratës millosheviciane të Vucicit ishte “sa për të larë gojën”, shumë larg nga reagimet e ashpra amerikane etj, gjë që të bën të deduktosh se ai i qëndron ftesës për atë dhe atij “Shengeni”.

Ka ardhur koha që Rama të përgjigjet për këtë çështje të rëndesishme, kur në “lojë” ka ngelur vetëm trioja Vuçiç, Rama, Zaev me dirigjent Vuçiçin, i cili nuk nguron të përdorë dhe më 2021-shin retorikën e Sheshelit ndaj atyre krimeve mostruoze, tashmë që Serbia jo vetëm nenshkruan me Unionin Euroasian, por dhe ndersa NATO flet me shqetësim për një afrim të mëtejshëm të saj me Rusinë.

Rama, pavarësisht nga fatkeqësitë që vendi ka pësuar këto jave nuk mund të fshehë të tilla “projekte” të rrezikshme mbas tyre, për t’i vendosur pastaj ato mbi tavolinë e për t’i bërë fakt të kryer më 21 dhjetor, duke dëmtuar kështu interesat tona edhe procesin e integrimit.

SHKARKO APP