Tritan Shehu akuza të forta ndaj Bashës: Brenda selisë atë e ruanin fondamentalistë të armatosur

Deputeti Tritan Shehu thotë se brenda zyrave të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ruhej nga fondamentalistë të ardhur nga jashtë vendit, që sipas tij i përkasin ”Vëllazërisë Myslimane”. Për të fakti që Policia e Shtetit nuk reagoi për denoncimet e Grupimit të Berishës, tregon lidhjen mes Ramës dhe Bashës.

”Lidhja e ngushtë mes Ramës dhe Bashës u duk edhe të shtunën ku çdo gjë ishte e koordinuar me tyre. Ne e bëmë publike se Basha kishte futur në godinë njerëz të armatosur, nga grupe fondamentaliste të ardhur nga vende të tjera. Ata janë pjesë e “Muslim Brotherhood”. Pse nuk ndërhyri Policia t’i verifikonte? Si u hodh në atë godinë gjithë ai çelik nëpër dyer pa leje në Bashki? Një qytetari i shkon policia direkte sapo ndërron një derë pa leje”,-tha në Report TV.

Po sot, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, ish-deputeti Gent Strazimiri tha se në PD ka njerëz ekstremistë islamikë. Për të ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv.

SHKARKO APP