Tritan Shehu: As “haraçi” i vasalitetit nuk e shpëton Ramën
Ish-deputeti i PD Tritan Shehu përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se Edi Ramën tashmë as “haraçi” i vasalitetit nuk e shpëton.
Shehu nënvizon se Rama vepron si dikur, kur sundohej me anë të “haraçeve”, por shton se as vasaliteti që kërkon të imponojë nuk mund të vazhdojë dot. Sipas tij, kjo sepse shqiptarët e ndershëm janë ngritur kundër klasës aktuale politike.
Postimi i Tritan Shehut:
Ramen as “haraci” i vasalitetit nuk e shpeton…
Dikur “haracet” paguheshin ne flori pikerisht per te zgjatur sundimet personale, ne antipod me interesat e popujve; disa here edhe funksiononin.
Por tashme per Ramen e Rilindjen kjo eshte e pa mundur pavaresisht nga forma e “haracit”; kaq shume jane trashur “zullumet”.
Pra nuk mund ta shpetojne dot as “memoriale” servile, qe vecse flasin per nivelin ekstrem te mungeses se dinjitetit shteteror, as ceremoni propagandistike, as shkarkime ministrash thjesht per “harac”, as votime si vasal pro rezolutash goditese ndaj ShBA-se, as koncesione apo shoqeri larje parash etj.
Kandili “politik” i Rilindjes e i Kryeminstrit eshte ne shuarje perfundimtare.
Kete e kane vendosur shqiptaret nen varferi, papunesi, autokraci, shprese vrare, me qindra mijera ne azil, gje qe e konfirmuan edhe me 30 Qershor.
Kete e tregon edhe izolimi i thelle i kesaj qeverisje nga Bashkesia Perendimore, mos perfshirja e vendit ne projektet Rajonale te zhvillimit te Brukselit, nga mungesa e plote e investimeve te huaja prej 6 vitesh, me produktin tragjik per ne bllokimin e Integrimit Europian.
Kete realitet te erret nuk mund ta zbukurojne as foto drekash te imponuara diku larg, qe Kryeministri kerkon t’i perdore si oksigjen.
Kjo eshte e verteta, qe tashme besoj se e kuptojne edhe partneret tane jo Perendimore, me te cilet neser do te bashkepunohet me seriozitet, trasparence, ngushte e realisht ne paritet e interes reciprok.