Tritan Shehu: “Ballkani i hapur” përkthehet “Ballkani i Rusisë”

Nga Tritan Shehu

“Ballkani i hapur” përkthehet “Ballkani i Rusisë”.
Serbia, iniciatoria dhe lider e nismës “Ballkani i hapur”, por dhe firmëtarja e Unionit EuroAsian të Moskës, deklaron atë që pritej, mosaderimin në frontin antiagresion, duke hedhur poshtë kërkesën për tu solidarizuar me sanksionet kundër Rusisë.
Nuk mund të ndodhte ndryshe me një vend të armatosur rëndë e me “fytyrë” nga Rusia.
Në këto kushte të rënda edhe për Rajonin tonë, megjithëse me vonesë, i kërkoj:
1- Kryeministrit të distancohet nga ai projekt i “Jugosllavisë se Re”, projekt në të vërtetë edhe përçarës për Rajonin e shqiptarët, ndesh me interesat tona strategjike.
2- Deputetëve të asaj opozite të Kuvendit, që deri tashti vetëm hesht dhe nuk ka guximin të marrin asnjë lloj qëndrimi ndaj kësaj nisme, tëe sqjarojnë pozicionin e tyre, së paku tashmë.
Bllokimi nga maxhoranca i Parlamentit dhe Komisionit të Jashtëm të tij ndaj përpjekjeve për të dalë me një rezolutë antiagresion, që pa dyshim nuk mund të anashkalojë edhe rreziqet ndaj Rajonit tonë, apo heshtja e disave në atë sallë, veçse njollos me turp Kuvendin.

SHKARKO APP