Tritan Shehu: “Beteja” Rama-Mjekët, 0:1

Sekretari për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu shkruan se mjekët e fituar betejën e parë me kryeministri Edi Rama, për testimin e tyre.

Shehu ka reaguar pas vizitës së paparalajmëruar që bëri kryeministri në ambientet e QSUT-së në një takim me shefat e reparteve dhe që sipas tij kanë rënë dakord për testimin.

Reagimi i Tritan Shehut:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri sot përsëri në QSUT.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga dje ai takoi shefa shërbimesh aty.

Takimi që ju dedikua “testimit”, ishte i pa paraprirë nga një platformë, pa pjesëmarrjen e mediave, i nxituar e përsëri i sforcuar.

Mënyra si u zhvillua ai, tingëllon si një fitore e parë e personelit shëndetësor shqiptar, që ju kundërvu atij “testimi” të paligjshëm.

Rama nga presioni i këtyre javëve kërkon të fitojë kohë e të zbusë tonët, por pa e pranuar atë gabim.

Për kujtesë, ishte ai vetë iniciuesi i asaj ideje të paligjeshme më 29 dhjetor.

Deklaroi sot se akoma nuk ka asnjë platforme për “tesitimin”, se kjo periudhë do jetë e gjatë duke përmendur “tetorin”, kur vetëm para disa ditësh ishin përcaktuar dhe muajt e shkurtit e marsit.

Në tërësi kërkoi të tregohej krejt i paqartë për menyren e realizimit, interferencave me edukimin e vazhdueshëm, afateve kohore, konkluzioneve të pritshme nga rezultati e për pasojat që do kishte personeli mbas këtij “testimi”.

Para pak ditësh u deklarua shpallja vakant e vendit të punës për "rezultat negativ".

Megjithatë nuk deklaroi as sot tërheqjen nga ai propozim arbitrar e denigrues.

Personeli shëndetësor në saj të solidaritetit që manifestoi vërtet arriti kështu një sukses, por akoma jo të plotë dhe të përkohshme”, shkruan Tritan Shehu në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?