Tritan Shehu: Cakaj “gëlltit” shkëmbimin e territoreve!

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, deklaron se qëndrimi i zv/ministrit Gent Cakaj, pas takimit me diplomatin e SHBA, Richard Grenell tregon tërheqjen e qeverisë “Rama” nga projekti i shkëmbimit të territoreve me Kosovës dhe Serbinë.

“Zv Ministri Cakaj në një deklaratë të sforcuar e të çuditshme nga Washingtoni detyrohet të mohoje atë qe ai dhe shefat e tij shqipfolës e kishin promovuar, “shkëmbimin e territoreve Kosove – Serbi”. Një skilet i madh e detyroi këtë zv/ministër të bëjë një deklaratë të tillë, e ndryshme kjo katërciperisht nga çfarë ai&co kishin thënë dhe e kundërt me misionin që ai kishte marrë disa kohë me parë.

Tashme që e vërteta e atij komploti antishqiptar u zbardh fale Z.Grenell dhe konseguencës amerikane, nxitimi i sotëm i Z.Cakaj duket si Pilati me larjen e duarve për të fshehur provat e krimit”,- shprehet Tritan Shehu në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?