Tritan Shehu: Dita Europiane e Vaksinimit Covid, Rama na degdis në Afrikë
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu shprehet se strategjia e qeverisë “Rama” me pandeminë rrezikon ta lërë Shqipërinë jashtë skemës së ndihmave të BE-së. Në një reagim në Facebook, Shehu Shqipëria duhet të kishte nisur me kohë zbatimin e kërkesave të BE për të përfituar nga 65 milionë dozat e vaksinave. “Rama, i cili për muaj nuk bëri asgjë, së paku tashti në vend që të dale foto ekspozitave me “trajse bosh” të realizojë urgjent këto parametra teknike, sepse per sa i takon nivelit te korupsionit ne vend…?! Ndryshe do te na duhet të “festojmë” ditën Afrikane te vaksinimit!
Postimi i plotë i Tritan Shehut
“27 Dhjetor, dita Europiane e Vaksinimit Covid- Rama na degdis ne Afrike!
Zj. Ursula deklaron se me 27-29 Dhjetor fillon vaksinimi ne te gjithe Europen.
Vaksinimi do te filloje me personelin shendetesor, grupe te tjera profesionale e risku per tu zgjeruar shpejt per popullesine.
Ndersa Shqiperia eshte ne “det te hapur”, pa impenjim kontraktual, data e sasi te percaktuara dhe pa llojin e vaksines, e lidhur vetem me Covax e vendeve te varfera, ne veshtiresi.
Akoma me keq, nuk kemi as strukture reale per ate proces kompleks.
Nga ana tjeter Brukseli mund te ndihmoje me 65 M doza vendet partnere, por:
-“Vaksina do tu jepet vendeve partnere mbasi te kenë ndërtuar nje strukture vaksinimi dhe qe garantojnë sigurinë e procesit teknikisht e ndaj korrupsionit”
-Kjo strukture qe dhe ne duhet ta kishim ngritur eshte e komplikuar e kërkon:
- Nje strukture logjistike te vecante ne nivel vendi dhe nje “zinxhir special ftohes” qe nga aeroporti e deri te qytetari.
- Laboratore etj per ndjekjen edhe imunologjike te te vaksinuarve
- Qindra mjeke, infermiere, etj te trajnua, qe te bejne si vleresimin shendetesor te kandidatit per vaksine, ashtu dhe ndjekjen e tij mbas saj.
- Trajnimin e mjekut te familjes per ate proces percaktimi e deri ne ndjekjen afat gjate te te vaksinuarit per efektet anesore e mbrojtese te vaksines.
- Nje data-base te lidhur me institucionet europiane me listen e plote te atyre qe do te vaksinohen sipas perparesive, me te dhenat e plota para e mbas vaksinimit, per te arritur ne mundesine e dhenies se “Dokumentit te imunitetit”, i njohur ky nga strukturat europiane, qe mund te duhet per “Levizjen e lire”.
Rama, i cili per muaj nuk beri asgje, se paku tashti ne vend qe te dale foto ekspozitave me “trajse bosh” te relizoje urgjent keto parametra teknike, sepse per sa i takon nivelit te korupsionit ne vend…?!
Ndryshe do te na duhet te “festojme” diten Afrikane te vaksinimit!”.