Tritan Shehu: Dy arsyet pse Rama sulmoi BE
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar për qëndrimet e Edi Ramës kundër Bashkimit Europian.
Në një prononcim për televizionin “Syri”, Shehu thotë se sulmet e Edi Ramës ndaj BE, janë justifikim për dështimin me negociatat.
Ai shton se arsyeja tjetër lidhet me ndryshimin e anxhendës së politikës së jashtme të Shqipërisë nga Edi Rama.