Tritan Shehu: Edhe sot, Rama pa transparencë dhe pa strategji!

Nga Tritan Shehu

Megjithese jemi para nje fakti të paralajmeruar apo më mirë të parandodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet në amulli e vetëm fasadë. Behen deklarata “të sigurta” mbi baza të paqarta, që kanë rëndësi për të ndjekur rastin e gjendjen reale të vendit, thjesht për t’u shmangur.

Deklarohet se kontaminimi është “importuar” me rastin “zero” të ardhur nga Firenze para mbi dhjetë ditësh. Nga mund të dalë një siguri e tillë kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnjë rast të prekur?

Kjo gje ka rëndësi të madhe të sqarohet për aresye tonat epidemiologjie, aq më shumë mbas kaq ditësh kthimi në Tiranë. Së dyti nuk jepet asnjë e dhënë se sa prej kontakteve të afërta të të dy të prekurve në ditet e përparshme janë identifikuar e çfarë do bëhet me ata?

Do të vendosen në karantina të specializuara këta, ku, apo do të vazhdohet me “strategjinë” e rrezikshme për t’u lënë te “izoluar” në banesat e tyre, thelbësore kjo? Fatkeqësisht shoh se qeveria nuk thotë asgjë për sistemin tonë shendetësor, masat urgjente të domosdoshme të disa përmirësime (megjithëse jemi shumë vonë) të domosdoshme në organizimin e tij, realitetin e furnizimet me bazë materiale konsumi, që mungon edhe per përsonelin, çështje organizative, mobilizimi të resurseve njerëzore etj.

Nuk thotë asgjë për gjendjen e reparteve infektive, strategjinë për menyrën e vendin ku e si do të trajtohen këta të sëmurë në nivel vendi.

Nuk thotë asgjë për gjendjen e domosdoshmerinë e forcimin e shërbimeve të Reanimacioneve (aq sa mund të bëhet tashti), thelbësore këto për uljen e mortalitetit etj.

Së fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhënë reth 3,5 milionë $, përsëri shumë shumë pak, duke vazhduar te bëjmë shakara te rrezikshme e humbim kohë, siç po veprohet prej janarit.

Dhe si mbyllje dua të shpreh tërë solidaritein tim me të prekurit, familjarët e tyre, duke deklaruar gatishmërinë e plotë për të kontribuar pa rezerva në përballimin e kësaj gjendje të jashtëzakonshme.

SHKARKO APP