Tritan Shehu: Falsifikim apo lajthitje e shifrave për COVID në Gjirokastër
Ish-ministrit Tritan Shehu ka reaguar për situatën e krijuar nga pandemia në qarkun e Gjirokastrës. Në një postim në Facebook, Shehu shprehet se shifrat e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë nuk përputhen me situatën në terren.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:
“Falsifikim apo lathitje të numrave Covid për Gjirokastrën e më tej! Gjirokastra sipas komunikimit zyrtar të djeshëm del me 31 raste të reja, direkt mbas Tiranës dhe realisht është në një gjendje epidemiologjike e shëndetësore tejet të rëndë mbas “bombës biologjike” Retro e festave perkatese.
Kjo gjë normalisht krijoi nje reagim te forte aty dhe kudo!
Cuditerisht ne komunikimin e sotem zyrtar, mbas akuzave e denoncimeve te qarta per sa ndodhi, Gjirokastra del me vetem 9 raste te reja, pra me reth 3,5 here me pak ne vetem 24 ore diference!!!!
A mund t’i besoje kush kesaj levizje te tille shifrash?!
Po Komitetit cfare thote per kete, lajthitje apo manipulim shifrash me nje celes nen tavoline?!
Dikush duhet te pergjigjet edhe per kete si dhe per “bomben” e plasur ne Gjirokaster, pasojat e renda te ciles po i vuan komuniteti i atij Qarku.
Sepse fshehja e te vertetes, aq me shume e shifrave te tilla, nuk zgjidh asgje, nuk sjell asnje te mire, perkundrazi gjendja perkeqesohet, njerezit vazhdojne te vuajne e te rrezikohet jeta e tyre!”.
KOHA JONË SONDAZH

