Tritan Shehu: Gazment Bardhi një ish-ministër drejtësie, kërcënon gjyqtarin për Kuvendin e PD
Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, deklaroi sonte një vendim që nuk është dhënë ende nga Gjykata.
Po ashtu ai e cilëson si kërcënim për gjyqtarin qëndrimin e Bardhit, pasi nesër do të jepet vendimi për Kuvendin e mbajtur nga ”Foltorja”.
”Bardhi, një ish-ministër drejtësie, deklaron një vendim që nuk është dhënë ende nga gjykata. Kryen një akt të paprecedent, kërcënon gjyqtarin për Kuvendin e PD. PD është në një krizë. Kriza nisi në vitin 2017, me çadrën e lirisë. Djegia e mandateve ishte gabim i madh. Tani duhet të ulemi të bisedojmë e të nisim bashkëpunimin”.