Tritan Shehu interpelancë me kryeministrin Rama për Open Balkan: Nismë e hartuar në zyrën e Vuçiç!

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në interpelancën e thirrur ndaj kryeministrit Rama në lidhje me nismën Open Balkan, argumentoi se ky është një proces i dështuar dhe i panevojshëm.

Më tej Shehu shtoi se një nismë e tillë është hartuar në zyrat e presidenit Vuçiç dhe ka si synim krijimin e Serbisë së madhe.

Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo të shkatërrosh nismat komunitare për rajonin tonë. Aq shumë u involvuat ju në këtë projekt sa parlamenti në Serbi përpara disa ditësh ua ktheu me duartrokitje të gjata. Kjo iniciativë nuk është përgatitur as në Ministrinë e Jashtme, as në zyrat e PS-së, as me dialog politik, as me faktorin ndërkombëtar, ajo u ndërtua mbi bazë nacionalizmi, me vizionin gjeopolitik të Serbisë.

Në fakt është e montuar si një ngrehinë e përbashkët me ide serbe. Kemi të bëjmë me një mbivendosje të të dy projekteve, atë të Serbisë së Madhe mbi një Jugosllavi të re. Ju zoti kryeministër u bëtë mbështetës i kësaj nisme. Koha i dha asaj një ngjyre të rrezikshme, jo vetëm për Prishtinën, por me hapjen e historisë me ‘tretjen’ e Kosovës. Ju zoti kryeministër u përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe jo të realizueshëm. U përfshirë në një nismë me një Kosovë të pabarabartë. Gjykoj se një cilësim të mirë për këtë nismë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi, se dëme të janë të mëdha. Përse hyjnë në punë ‘Ballkani i hapur’ përballë Shengenit të Ballkanit?

Kjo nismë nuk mund të kishte fund tjetër përveçse dështimin e saj. Ashtu si u pa dhe nga rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut nga takimi në Novisad dhe nga braktisja që së fundi presidenti Vuçiç i bëri konferencës suaj duke e lënë në vetmi. Ai si pjesë e unionit Eoro-aziatik preferoi Moskën dhe Putinin nga u kthye me garanci kundër Kosovës dhe rajonit dhe u kthye me premtime të mëdha ushtarake”, tha Shehu.

SHKARKO APP