Tritan Shehu me bizneset në Përmet: Gjendja do ndryshojë pas 25 prillit përmes programeve stimuluese nga qeveria demokratike

Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu ka vizituar punishtet e prodhimit të reçelrave dhe glikove në Përmet.

Janë 6 punishte që prodhojnë në mënyrë artizanale ëmbëlsira të cilat siç thonë tregtarët kanë ngelur stok. Sipas PD, shkaktarë janë mungesa e konkurrencës së ndershme dhe stimulimi abuziv i qeverisë, firmave fantazmë që s’kanë lidhje me origjinalitetin e punishteve tradicionale përmetare.

Zoti Shehu pasi është mësuar me problemet dhe ankesat e tyre, ka premtuar se gjendja do të ndryshojë pas 25 prillit përmes programeve stimuluese që do të ndërmarrë qeveria demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?