Tritan Shehu mesazh deputetëve: Pupacë që edhe Edi Rama u përbuzë
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar për qëndrimet e Edi Ramës ndaj deputetëve të së ashtuquajturës opozitë e re. Në një mesazh në Facebook, Shehu thotë se edhe Edi Rama që e krijoi vetë këtë soj opozite e përbuzë atë.
Deklarata e Tritan Shehut në Facebook:
“Pupacet“ perfitojne perbuzjen edhe te atij qe i krijoi per t’i keqperdorur.
Rama sot ne ate “Kuvend” me fyerjet e renda qe u drejtoi atyre 42 “pupaceve” te peshkuar nga thellesite e listave prej atij vete e vendosur ne ato “karrike”, e rikonfirmoi edhe nje here kete shprehje, qe permban nje te vertete te madhe, mungesen e thelle te respektit ndaj kesaj “specie” dhe prej vete “babait” te tyre.
Megjithate Rama do te vazhdoje t’i keqperdore ata per shkeljet e Kushtetutes, per shkelmimin e shtetit ligjor e demokratik, per deformimin e metejshem te demokracise sone, per vazhdimin e nxjerrjes se metejshme te saj nga “shinat” e rruges europiane.
Dhe ata megjithese u fyen kaq rende e publikisht do te vazhdojne t’i sherbejne atij ne kete rrugetim te perbashket te pa shprese me koke te ulur, ndoshta dhe me nje buzeqeshje per bere te besohet se ato cfare ai u tha sot ishin vetem nje “perkedhelje”.
Tashme fati i perbashket i Rames me 42 “pupacet” e tij eshte i shenuar per tu bere realitet shume shpejt nepermes votes se lire te shqiptareve.