Tritan Shehu në Preshevë: Një Komb, një qëndrim për të ndalur “Jugosllavinë e Re”

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e 29-vjetorit të themelit të Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, thotë se për ”Mini-Shengenin Ballkanik”, si Komb duhet të kemi një qëndrim të fortë e të njëjtë. Shehu bën thirrje që të ndalohet krijimi i ”Jugosllavisë së Re”.

”Shengen-i” aventuresk, ringjall “Jugosllavitë”, zbeh Kosoven si shtet, na lidh me Euroazinë ruse etj, bie ndesh jo vetëm me interesat madhore të shqiptarëve kudo ku jetojmë, por dhe të rajonit. Pikërisht për t’iu kundërvënë këtyre tentativave të rrezikshme, që veçse inspirohen nga dominimet nacionaliste, që kërkojnë të na kthejnë përsëri drejt Lindjes, shqiptarët dhe në Preshevë si në të gjitha hapësirat tona, udhëhiqen nga një parim”,- shprehet Shehu.

Postimi i plotë

Takime emocionale realizova dje në Preshevë në përvjetorin e 29-të të themelimit të PDSh aty, kësaj force patriotike, demokratike e me një vizion europian në mbrojtje të të drejtave themelore, duke iu kundërvënë çdo represioni e padrejtësie. Ishte kjo një mundësi për të shkëmbyer mendime me ata vendas të mrekullueshëm, autoktone, pjesë e “rrënjëve” të qytetërimit europian, që aspirojnë që me Shqiperinë, Kosovën e Rajonin të jemi bashkë në BE e në NATO, në miqësi të ngushtë me SHBA.

I gjeta të qartë se çdo tentative për atë “Shengen” aventuresk, që ringjall “Jugosllavitë”, zbeh Kosovën si shtet, na lidh me Euroazinë ruse etj, bie ndesh jo vetëm me interesat madhore të shqiptarëve kudo ku jetojmë, por dhe të Rajonit. Pikërisht për t’iu kundërvënë këtyre tentativave të rrezikshme, që veçse inspirohen nga dominimet nacionaliste, që kërkojnë të na kthejnë përsëri drejt Lindjes, shqiptarët dhe në Preshevë si në të gjitha hapësirat tona, udhëhiqen nga një parim:

“Një Komb një Qëndrim në mbrojtje të aspiratave tona kombëtare e europiane” tashmë të rrezikuara, duke hedhur në “kosh” ideatorët beogradas apo dhe tellallet shqipfolës alla Esat Pashë të atij konspiracioni makbethian, te ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”.

SHKARKO APP