Tritan Shehu: PD dje dha një leksion të shkëlqyer të demokracisë. Do rindërtojmë opozitën

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu mbështetës i “Foltores”, tha se dje PD-ja tregoi dhe dha një leksion të shkëlqyer të demokracisë së saj, si edhe të forcës. Po ashtu ai thotë se bashkë, PD do të rindërtojë opozitën në luftën ndaj qeverisë. “Të bashkuar ne do të arrijmë jo vetëm të rindërtojmë atë opozitë që Shqipërisë më shumë se kurrë i nevojitet sot, por dhe do të realizojme jo larg “përmbysjen” e madhe për të cliruar e vendosur vendin në “shinat” e zhvillimit dhe integrimit”.

Postimi i plotë

PD dje dha një leksion të shkëlqyer të demokracisë e forcës së saj. Bravo PD! Bravo dhe Qarku i Gjirokastrës si pjesëtar aktiv i kësaj lëvizje prej fillimit të saj!

Një falenderim ndaj të gjithe delegateve, te ftuarve, te gjithe atyre qe u bene “mekanizmat” e levizjes se ketij Kuvendi, qe prej atyre “foltoreve” gjithe perfshirese e shperthyese. Nje falenderim i vecante per te gjithe delegatet e Qarkut te Gjirokastres, qe dje shkruajten nje faqe perkushtimi, pergjegjeshmerie, ndergjegje te thelle demokratike e qytetare, duke perfaqesuar ne Arenen ate Qark vlerash per ate eveniment madhor.

Ne kushte shume te veshtira atmosferike erdhen ne Tirane nga deget e PD te Permetit, Kelcyres, Gjirokastrates, Tepelenes e Memaliajt, plot entusiazem e force per te mbrojtur e zhvilluar ate beteje qe filluam prej Dhjetorit 1990.

Pa asnje dyshim keshtu te bashkuar ne do te arrijme jo vetem te rindertojme ate opozite, qe Shqiperise me shume se kurre i nevojitet sot, por dhe do te realizojme jo larg “permbysjen” e madhe per te cliruar e vendosur vendin ne “shinat” e zhvillimit dhe integrimit.

Gjithmone ne histori Qarku i Gjirokastres ka qene ne anen e progresit, Europes e pergjegjeshmerise kombetare. Dhe dje nuk mund te ndodhte ndryshe!

SHKARKO APP