Tritan Shehu: Përdorni metodat e reja të testimit për koronavirus
Ish-ministri i PD-së, Tritan Shehu propozon aplikimin e një metode të re testimi për koronarivusit. Sipas Shehut një gjë e tillë është tërësisht e mundur, madje duke ulur kostot për kryerjen e analizave, në të gjithë vendin dhe që do të shmangë që barrën mund ta mbajë Tirana e vetme.
“Kolege, menaxherë të tyre, ju mund të jeni “pionierët” e depistimit horizontal; për këtë ju mund të bëheni iniciatorët e futjes së metodave të tjera diagnostikimi të thjeshta edhe jashtë “tamponeve”, të shpejta, të lira, që mund t’i realizoni në të gjithe territorin, më pak përpjekje e investim fillestar. Në radhë të parë e kam fjalën per metodat imunokromatografike, për të cilat sot po flitet shumë, mjaft vende po i aplikojnë masivisht me sukses e kosto shumë të ulet, të tjere po i studiojnë me shpejtësi, edhe për të përcaktuar imunizimin e popullsisë më tej”, shprehet Shehu.
Sipas tij, edhe kjo metodë nuk mund të realizojë objektivat e një kërkimi horizontal, nëse përsëri si ”tamponi” do të ngelë monopol vetëm i Tiranës. “Suksesi strategjik i saj apo kujdo metode tjetër të nesërme, kërkon involvimin e të gjithë juve në të gjithe Shqiperine pa pritur ”fermane zyrtare”, vetëm keshtu do ete detyrohet shteti “të zgjohet”, t’ju ndjekë dhe detyrimisht t’ju rimbursojë”, thekson ish-ministri i PD-së, Shehu që me profesionin është mjek.