Tritan Shehu: Përjashtimi i Berishës, një agresion

Përjashtimi i deputetit Berisha për herë të dytë nga seancat parlamentare, jo vetëm që ka nxitur një reagim të ashpër të opozita por ata shprehen se ky përjashtim është i orkestruar nga maxhoranca për të penguar çdo dialog politik. Lidhur me këtë situate, një nga figurat e PD-së, si z.Tritan Shehu, i cili e ka cilësuar përjashtim si një veprim arbitrar, i pa bazuar në rregulloren e Parlamentit, anti demokratik, hakmarrës e provokator.

Në një postim në facebook, Shehu shton se ky është një simptomë i qartë i një psikologjie e tentative jo vetëm për të goditur opozitën, por dhe parlamentarizmin vetë. Sipas tij kjo sjellje synon gjithashtu të krijojë një klime represioni në vend.

“Nuk gjej asnjë precedencë të tillë nga parlamentarizmi i ynë dhe ai vendeve të tjera demokratike, shkruan më tej Shehu, duke nënvizuar se ky është një alarm rrezikun e madh që po i kanoset demokracisë sonë. Gjithashtu mendoj se kjo bëhet dhe për te bllokuar çdo dialog të domosdoshëm për reformat. Në një kohë që Rama kërkon takim e dialog me Bashën, “shpërthen” një absurditet i tillë”,- shton Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kreu i PD-së, mbështet qëndrimin e tij se pas këtij vendimi të qëllimshëm sipas tij, duhet të ngrihen të gjithë përpara se të jetë vonë.  “Më duket krejt e qëllimshme kjo. Unë gjykoj se opinioni publik shqiptar, partnerët tanë ndërkombëtar, kolegët e PS-së, që realisht aspirojnë demokracinë, duhet ta perceptojnë këtë që po ndodh si një “agresion” real ndaj vlerave, interesave. Nesër do të jetë shumë më e vështirë për të përballuar të tilla tentativa”, – shkruan më tej Tritan Shehu në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?