Tritan Shehu: Qeveria “fshihet” pas Komitetit të ekspertëve, ai hesht para Qeverisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me konferencën e kryeministrit Rama me ekspertët e Komitetit Teknik. Shehu thotë se Qeveria “fshihet” pas Komitetit, ndërsa kryeministrit hesht para Qeverisë. Më pas ish-ministri shtron disa pyetje për Komitetin teknik.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Qeveria “fshihet” mbas Komitetit të ekspertëve, ai hesht para Qeverisë!
Ndërsa Kryeministri edhe sot i “shqetësuar për një valë të dytë”, vazhdon në rolin e shurdh-memecit ndaj disa pyetjeve strategjike, ky Komitet duhet të japë disa shpjegime teknike për ato:
1- Pse në vendin tonë në mënyrën me absurde nuk lejohen laboratorët e pajisura të realizojnë ekzaminimet për zbulimin virusal, duke u hermetizuar vetëm në IShP? Pse ky Komitet nuk i shpjegoi që kështu pengohet direktiva test, test, test duke shtuar edhe rrezikun e “valës së dytë”, në një kohë që kjo procedurë po thjeshtohet kudo?
2- Qeveria në mënyrën më anti shkencore, e anti ligjore ndalon forcërisht laboratorët të realizojnë egzaminimet imunologjike për të percaktuar anti trupat IgM, IgG apo dhe IgA, duke e “mbyllur” gjithçka në QSUT, gjë që bllokon check e dyfishtë, vlerësimin e metodave, masivizimin e procedures e duke na ekspozuar ndaj “valës së dytë”. Dikush në atë Komitet duhej t’ja thoshte se saktësia shkencore rritet me diversifikimin e operatorëve, veçanerisht për këtë analizë të thjeshtë, të realizueshme në një shumicë të laboratorëve për të tre metodikat e saj, e pa dëmshme për qytetarët dhe e pa rrezikshme për personelin e tyre. Aktualisht kudo po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme, deri te ato veterinare e farmacitë për këtë, ndersa tek ne…!
3- Pse ky Komitet nuk i shpjegoi domosdoshmërinë e përdorimit të maskave në ambjentet publike, veçanërisht në këtë periudhë “hapje, pikërisht edhe si mbrojtje ndaj “valës së dytë”? Në një kohë që kudo ky proces po kondicionohet me detyrimin e përdorimit të maskave, me sigurimin e shpërndarjen e tyre nga strukturat shtetërore, tek ne Qeveria hesht; së paku ky Komitet teknik duhet të bëjë publik një opinion!
Qeveria deklaron se vendos Komiteti edhe per vendimet strategjiko-politike; Komitetit hesht edhe për opinionet teknike, përfundimi…në vend numuro!!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?